Tensione me Rusinë, NATO dërgon trupa në Poloni (Video)

26.03.2017 12:49:04

NATO po e shton ndjeshëm prezencën e saj në kufirin rus.

Të paktën 1 350 trupa amerikanë, britanikë, gjermanë e rumunë janë dërguar në Poloni.

Nisja u bë nga një bazë e NATO –së në Gjermani.

Drejtuesit e komandës thanë se ushtarët janë të përgatitur për t’u bërë ballë të gjitha sulmeve të mundshme ruse.

Ata sqaruan se lëvizja është e detyruar si pasojë e agresionit rus ndaj aleatëve të NATO –s.