Avn Zogiani: Shpend sqarohu pasi jahti është simbol i luksit edhe në Holliwood

26.03.2017 12:54:27

Ish-kandidati i VV’së për deputet, Avni Zogiani, aktualisht anëtar i shoqërisë civile, ka kërkuar sqarime nga Shpend Ahmeti se pse hipi në jaht derisa ka thënë se simpatizantët e tij duhet ta kuptojnë drejt kërkesën për të sqaruar këtë situatë.

“Te nderuem aktivistë e simpatizantë te VV-se, nuk i bâni mire Shpendit e as VV-se kur dilni kunder kerkeses se publikut (qofte edhe me ironi) per me u sqarue situata rreth Jahtit”, ka shkruar Zogiani.

Me këtë rast, Zogiani ka sqaruar se jahti nuk është mjet transporti, por mjet që simbolizon luksin derisa ka bërë thirrje të sqarohen edhe lidhjet e Kryetarit të Prishtinës me pronarin e jahtit, Blerim Devollin dhe Kompaninë Devolli.

“E verteta eshte se Jahti eshte simbol i luksit edhe ne Hollywood. Nuk eshte ba nami qe ka ba nje foto ne Jaht, kte mundet me e ba gjithkush me kusht qe e deshiron fort te kuptoje si eshte te gjendesh ne luks. Mirepo, pretendimi qe ky mjet eshte i nje grupi biznesi qe ka perfitue shume nga ndikimi e financimi ne politike, duhet sqarue, aq me pare nese “ky spekulim eshte bere nga njerez te pushtetit”…., ka shkruar Avni Zogiani.

Shpend Ahmeti u përfshi në skandalin me jahtin pasi gazetametropublikoi e para fotot e tij në bregdeti malazez.

Ahmeti përfshiu edhe fëmijët e tij në këtë skandal, duke publikuar foto, me të cilat mohon se ka shëtitur me jahte në Budvë.

Sidoqoftë, jahti në të cilin është fotografuar Ahmeti është i kompanisë Devolli, e cila ka mbështet Vetëvendosjen dhe ka lidhje kontraktuale me deputetin Fisnik Ismajli