Shpend Ahmeti: Nga 58 teste në Prishtinë vetëm një i infektuar

10.05.2020 21:03:59

konfirmim të një rasti të ri në Prishtinë, me COVID-19, ka folur Shpend Ahmeti.

Kreu i Prishtinës ka thënë se nga 58 teste është lajm i mirë që vetëm një person është me virus.

“Nga përafërsisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë. Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri. Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje”, thotë Ahmeti.

Ai shpreson të mos ketë përhapje të rasteve të reja me coronavirus.

Ndërkaq thotë se ende nuk është fituar lufta kundër COVID-19.

“Tani natyrisht vetizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit.

Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook