Asgjësohen mbi 17 mijë rrënjë kanabis në disa fshatra të Vlorës

30.07.2016 10:40:05

Tetë parcela me lëndë narkotike janë asgjësuar nga policia e Vlorës. Burime zyrtare thanë se janë gjetur rreth 17 400 rrënjë bimë narkotike të mbjella në fshatrat Vajzë, Orikum dhe Borsh.

“Policia asgjëson 8 parcela me rreth 17.400 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva”, thuhet në një njoftim.  “Bimët narkotike u gjetën të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronar në fshatrat Vajzë, Orikum dhe Borsh, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre”, sqaron njoftimi.