Spekulimet për ministër të Integrimeve, përgjigjet PDK-ja

15.09.2016 10:15:26

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka marrë vendim për emrin e ri që do ta zëvendësoj Bekim Çollakun në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Partia të cilën e drejton Kadri Veseli ka demantuar zërat e fundit për disa emra që janë lakuar për ta drejtuar MIE-në.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë shkurt se kryesia e partisë ende nuk ka marrë vendim lidhur me personin që do ta zëvendësoj Çollakun.

“Jo hiq kurgjo nuk ka njëherë rreth zëvendësimit në Ministrinë e Integrimeve”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, në media është raportuar dje se emri që më së shumti po përfolët për ta zëvendësuar Bekim Çollakun, është Mimoza Ahmetaj.

Ish ambasadorja e Kosovës në Bruksel, brenda strukturave të PDK-së e ka në konkurrencë për këtë post edhe nënkryetarin Uran Ismailin dhe zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, Gani Kocin.