Shpend Ahmeti “nuk e din” kush ia vendosi flamurin në qytetin që e drejton!

27.01.2018 18:25:37

Kryetari Shpend Ahmeti e ka pranuar se nuk e ka pyetur askush për vendosjen e flamurit kombëtar në hyrje të Prishtinës. Ka thënë se asnjëherë ai flamur nuk është vendosur nga Komuna.

Në këtë mënyrë iu ka përgjigjur kërkesave të qytetarëve të Prishtinës për rikthimin e Flamurit të Republikës së Kosovës te rrethi e jo flamurin kombëtar.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar pavetëdijshëm se nuk e e ka pyetur dhe as nuk e pyet askush për vendosjen e flamurit te rrethi, e që deri më tani ishte ai kombëtar.

Kjo situatë vërehet më së miri pasi Ahmeti duke iu përgjigjur një komentuesi në Facebook, për heqjen e flamurit të Shqipërisë dhe zëvendësimin e tij me atë të një ‘ofsajdi’ që u bë nga një artist, thotë se asnjëherë flamuri kombëtar nuk është vendos nga Komuna.

“As në formale as në joformale. Ne në VV nuk kemi marr leje asnjëherë për protestat simbolike. Driton Selmani është shoqëruar në polici. Përndryshe, flamuri ne këtë rreth nuk është vendos asnjëherë nga komuna”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, flamuri i Republikës së Kosovës është larguar çdo kund në Prishtinë që nga ardhja në pushtet e Lëvizjes Vetëvendose.