Shpend Ahmeti: Vendi i PDK-së është në opozitë

13.06.2017 16:09:57

Kryetari i Prishtinës, njëherit edhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se VV nuk do të hyjë në diskutim e as në koalicion me PDK-në si dhe sipas tij është mirë që as LAA të mos e bëjë një gjë të tillë.

 

“PDK e ka vendin në opozitë, e ne nuk do të lejojmë që Thaçi ta deformojë vullnetin e popullit dhe proceset demokratike”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë në FB:

Qytetarët ja kanë dhënë mandatin LVV për ndryshim!
Ne si LVV nuk do të hyjmë në koalicion e as në kurrfarë diskutimi me PDK-ne!
Mire është që as LAA të mos shkojë ne kurfarë diskutimi/negociate me PDKnë.
PDK e ka vendin në opozitë, e ne nuk do të lejojmë që Thaçi ta deformojë vullnetin e popullit dhe proceset demokratike.