Krasniqi: Numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme shqetësues

13.06.2017 15:53:48

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, ka mbajtur një konferencë lidhur me vlerësimin preliminar për procesin zgjedhor.

 

Albert Krasniqi, nga KDI tha se zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe nuk janë prekur nga shkelje të rënda dhe të dhunshme.

“Gjatë ditës së zgjedhjeve nuk ka pasur incidente serioze, por që janë regjistruar parregullsi gjatë votimit si cenim i fshehtësisë së votimit që është shprehur përmes votimit familjar, votimi jashtë kabinave të votimit. Po ashtu, ai tha se pasaktësia e listës së votuesve vazhdon të mbetet element negativ në të gjitha proceset zgjedhore. Si dhe numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme është shqetësues”, tha Krasniqi.

Sipas tij burimet e financimit dhe transparenca financiare e subjekteve politike vazhdon të mbetet problematike.