Shpendit i kërkohet të vendosë ndonjë “kungj” para dimrit, nëse nuk është duke e favorizuar këtë biznes

02.11.2017 21:59:35

Torturat e qytetarëve të Prishtinës nuk po harxhohen. Ata e kanë humbur shpresën se kryetari aktual, Shpend Ahmeti mund tu krijojë hapësirë për të lëvizur nëpër trotuare. Duke parë zgjidhjen e vetme të kryetarit, vendosjen e shtyllave nëpër trotuare, qytetarët po kërkojnë që ato të vendosën edhe në rrugët e tyre.

Arben Mehmeti, kalon çdo ditë nëpër rrugën “Eqrem Qabejë” mbi semaforët e Sallës “1 Tetori”. Lëvizjen nëpër trotuar e bënë më vështirësi, pasi thotë se është i mbushur plot me vetura. Ai e ka humbur shpresën se kryetari i Prishtinës mund të krijojë parkingje në atë pjesë, andaj ka kërkuar që të paktën Komuna të vazhdojë me vendosjen e shtyllave nëpër skaje të trotuareve, shkruan lajmi.net.

“Rruga “Eqrem Qabej”, prej menzes e lartë deri te fusha e re e sportit mbi 1 Tetor është e mbingarkuar me vetura të parkuara shpesh edhe dyfish në trotuar qe pamundëson lëvizjen e lire te njerëzve. Kjo është kështu per vite me radhë pasi unë lëvize ne këmbë thuaj se çdo dite pune andej. Problemi me i madh është edhe kur fillojnë reshjet e bores e lëvizjen duhet në pjesën më të madhe me e kry në rruge. Trotuari është i gjerë diku edhe mbi 3 metra që do të lejonte edhe parkim, po gjithqysh vend te caktuar për këmbësor”, i është ankuar Komunës së Prishtinës qytetari Arbën Mehmeti në platformën digjitale, duke i dërguar edhe fotografi që tregojnë gjendejn.

Ai po dyshon se Komuna nuk po ndërmerr asgjë, shkaku i një biznesi aty.

“E di se arsyeja e mos vendosjes se pengesave janë punëtoret edhe menaxhmenti e Raiffaisen Bank si duket kanë “njoftuesi” me komunën, por kjo është e patolerueshme ma. Nuk do te ndalem se postuari edhe ne facebook foto ( te cilat kam fillu para një kohe ti beje) nëse është nevoja dhe nuk merren masa për ketë e kjo është diçka qe “kushton” pak në raport me vlerën qe do ta ketë për ata qe e frekuentojnë ketë rruge”, ka përfunduar Mehmeti.