Shpërthen drejtoresha e “Koço Gliozhenit”: Rasti i Aidës 1 në 1 milionë

17.09.2016 20:18:12

Diagnoza nga e cila humbi jetën35-vjeçarja Aida Cakaj, në muajin e nëntë të shtatzënisë është shumë e vështirë për tu zbuluar në fazën e hershme të saj, aq më tepër në gratë shtatzëna.

Aida dhe fëmija i saj në bark humbi jetën dje në maternitetin “Koço Gliozheni” dhe sipas mjekëve shkaku i vdekjes ka qenë hemoragjia masive në regjionin e shpretkës, në një gjuhë të thjeshtë çarja e shpretkës.

Drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” në, një intervistë nga studio e Ora Neës, tregon se trajtimi mjekësor i është dhënë në kohën e duhur pacientes vetëm se raste të tilla klinike janë shumë të rralla.

”Është një situatë që as nuk parashikohet dhe as nuk parandalohet. 99% e rasteve është e padianostifikueshme, sidomos tek gratë shtatzënë. Është akoma më e vështirë për tu diagnosfitikuar në muajin e nëntë të shtatzënisë, pasi mitra zë pjesën më të madhe të barkut dhe mitra zë tërësisht hapësirën e barkut. Tek një grua shtatzënë është i vështirë diagnostifikimi në fillimi . Është një kuadër klinik që ndodh 1 në 1 milionë dhe i ndodhur në mënyrë spontane është akoma më i rëndë”, ka deklaruar Rubena Moisu.

Drejtoresha e Materniteti mbron si veprimin e duhur transportim e gruas në spitalet përkatëse dhe thotë se herën e dytë kur 35 vjeçarja kishte ardhur me ambulancë në maternitet gjendja ishte rënduar shumë

Rubena Moisu: ” Gruaja ka refuzuar vizitën vaginale, dhe mjekët nuk kanë këmbëngulur pasi i kanë dhënë përparësi situatës tjetër të emergjencës pasi gruaja nuk kishte urgjencë për të lindur. Urgjenca ishte ekstreme, dhe ishte më e mirë për ta çuar në spital. Në orën 04:00 të mëngjesit ajo ka ardhur me ambulancën e sanatoriumit me maskë oksigjeni dhe gjendja ka qenë mjaft e rëndë, ndërkohë që fëmija në bark kishte vdekur

U vu re që gjaku nuk vinte nga organet gjenitale por ishte e brendshme dhe u kërkua urgjentisht kirurgu. Ata konstatuan se shpretka ishte e çarë. Në momenti kur ka nisur ndërhyrja kirurgjikale ka pasur 2- 2.5 litra gjak brenda barkut.

Në 10 vjet, dy nëna humbin jetën në maternitetin

Ky është rasti i dytë i nënave që kanë humbur jetën në maternitetin KoçoGliozheni, në 10 vitet e fundit kur çdo vit në këtë maternitet lindin 4500 gra.Drejtoresha e maternitetit ka një apel për publikun dhe mediat: “Para se të drejtojnë gishtin e fajit diku të presin të flasë drejtësia dhe mjeku ligjor”

Dy mjeke dhe infermierja ne prokurori

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori materialet për dy mjekë dhe një infermiere, pas kallëzimit të familjarëve në lidhje me ngjarjen e një ditë më parë ku humbi jetën nëna dhe foshnja e saj.

Dy mjekët dhe infermierja akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.