Moska akuzon SHBA-të për dështimin e armëpushimit në Siri

17.09.2016 20:13:37

Ushtria ruse thotë se grupi i kryengritësve ka shtuar sulmet në Siri, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, derisa ka bërë përgjegjës ShBA-të për kolapsin, shkruan BBC.

Gjeneralët rusë thonë se sulmet e tyre, disa të mbështetura nga ShBA-të, janë rritur ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit.

Gen Viktor Poznikhir tha se grupet nuk i janë përmbajtur asnjë obligimi të vetëm të armëpushimit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më herët ka akuzuar grupet kryengritëse se kanë shfrytëzuar armëpushimin për t’u rigrupuar.