Shpërthen Trump: OBSH ka dështuar në luftën kundër koronavirusit, do ndalojmë…

15.04.2020 08:34:11

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se Shtetet e Bashkuara menjëherë do të pezullojnë të gjitha fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Sipas mediave të huaja, presidenti amerikan ka thënë se ai ka udhëzuar administratën e tij që të ndalojë fondet për OBSH.

Trump ka akuzuar OBSH-në për keqmenaxhim dhe mbulimin e përhapjes së virusit në Kinë e se pkërisht kjo organizatë duhet të jetë përgjegjëse. Trump ka akuzuar më herët OBSH-në për njëanshmëri, duke mbështetur, sipas tij, Kinën.

“Unë po e drejtoj administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit,” tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.