Shpërthen zjarri në një objekt në Prizren

14.08.2017 23:19:08

Në afërsi të Qendrës sportive në Prizren, sonte ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm, në një objekt afarist.

Nga vendi i ngjarjes, fokusi.org nuk ka arritur të mësojë shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin, por nuk përjashtohet as që shkaktar të jetë ndonjë defekt në sistemin elektrik të lokalit.

Në vendngjarje kanë dalë njësiti zjarrfikës, policia dhe KFOR./fokusi.org/