Shpërthim i madh në Somali: Së paku 30 të vdekur

14.10.2017 19:56:57

Një shpërthim i madh i një bombe ka ndodhur në një zonë të frekuentuar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ku kanë mbetur të vdekur së paku 30 persona.

Shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar kur kamioni i mbushur me eksploziv shpërtheu para hyrjes së një hoteli.

Policia shton se edhe ty persona të tjerë kanë mbetur të vdekur në një tjetër sulm me bombë në distriktin Medina po në Mogadishu.

Ende nuk dihet kush e ka organizuar sulmin, njofton Klan Kosova.

Mogadishu është vend ku al-Qaeda vazhdimisht ka ndërmarrë sulme të tilla.