Shpeshtohet përmendja e zgjedhjeve, nënkryetarja e VV-së paralajmëron LDK-në

19.12.2019 16:16:50

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Kollçaku po paralajmëron zgjedhje nëse s’ka marrëveshje për postin e presidentit me LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ia ka përmendur LDK-së përkrahjen që ia dha Thaçit për zgjedhjen presidenti, e që sipas saj i njëjti nuk është i gatshëm të jap dorëheqje, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, nëse nuk zbatohet vullneti qytetar, do të thotë se vendi shkon në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Nuk ka pengesa për zbatim të vullnetit qytetar, konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë.
Çfarë po presim?
Mos thuaj Presidentin, atë që vetë e zgjodhët dhe e mandatuat për pesë vite, e i cili pavarësisht gjithash ende nuk është i gatshëm të japë dorëheqje (apo deri në shkarkim).
P.s
Mos zbatim i vullnetit qytetar do të thotë:
Zgjedhje!.