Shpëtohet fëmija i paralizuar në Fushë Krujë

01.12.2017 14:04:18

Grupet e emergjencave civile i kanë ardhur në ndihmë një fëmije 9 vjeç të paralizuar, i cili kishte mbetur i bllokuar në banesë si pasojë e përmbytjeve.

Emergjencat kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banese të fëmijës dhe transportin e tij me anë të një varke. Ndërkohë, probleme nga përmbytjet ka pasur edhe në qendër të Fushë Krujës, por ditën e sotme është bërë i mundur qarkullimi i automjeteve.