Minatorët kanë zgjedhur “1 Majin” për të protestuar dhe për të kërkuar të drejtat e tyre. Ata janë mbledhur pranë “Ushtarit të Panjohur”, por edhe para Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës në kryeqytet, nën sloganin ndal ‘nëpërkëmbjes së punëtorëve’.
Ata kërkojnë kushte më të mira pune dhe rritje të pagave, pasi kushtet e tyre të punës lënë për të dëshiruar.
Ata theksuan se numri i minatorëve që humbin jetën në galeri është i lartë, ndaj duhen marrë masa të menjëhershme për të siguruar kushte dhe paga më të mira.






































