Shqipëri/ Aksident i rëndë, furgoni kthehet përmbys në rrugën Fier-Vlorë, ka të plagosur

17.08.2020 10:19:09

Një aksident është shënuar mëngjesin e së hënës në autostradën Fier-Vlorë, pranë rrethrrotullimit të Panajasë.

Një furgon mallrash është aksidentuar duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Nga ky aksident është plagosur drejtuesi i furgonit, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e aksidentit, por edhe për shkak të fluksit me pushues, janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Ndërkohë, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Aksident i rëndë, furgoni kthehet përmbys në rrugënAksident i rëndë, furgoni kthehet përmbys në rrugën