Shqipëri/ Aksident i rëndë në Berat me 7 të plagosur, mes tyre 3 janë fëmijë të mitur

21.04.2019 21:44:17
Sipas informacioneve nga Policia, mësohet se sot rreth orës 19:50, në rrugën Lushnje-Berat, në vendin e quajtur “Fiershegan”, është përplasur automjeti tip “Benz“, me drejtues shtetasin F.M, me automjetin tip “Toyota“, me drejtues shtetasin A.P.

BERAT- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat, ku mëoshet se kanë mbetur disa të plagosur.

Sipas informacioneve nga Policia, mësohet se sot rreth orës 19:50, në rrugën Lushnje-Berat, në vendin e quajtur “Fiershegan”, është përplasur automjeti tip “Benz“, me drejtues shtetasin F.M, me automjetin tip “Toyota“, me drejtues shtetasin A.P.

Më tej në njoftimin e uniformave blu shtohet se  të plagosur janë dhe tre fëmijë të mitur. “Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi F.M dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, shtetasi I.Q si edhe shtetasi A.P dhe pasagjerët në mjetin tip “Toyota” shtetasja A.P dhe 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor”, shkrohet në njoftim.

Policia ka shkuar në vendin e ngjajres dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

foto arkivi