Shqipëri/ Aksident masiv në Vlorë, 11 automjete bëhen copash

31.01.2019 10:45:30

Drejtuesi i mjetit Benz me targa AA 272 RB humb kontrollin, përplaset me 10 automjete të tjera, të parkuara në anë të rrugës . Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Transballkanike, Vlorë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit Benz, Kreshnik Lilaj, i cili u dërgua në spital. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Dëmi material është i madh.