Shqipëri/ Aksidenti i frikshëm, përplasen tre makina, vdes në vend 18-vjeçari

26.06.2019 09:01:13

Një aksident tragjik ka ndodhur pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje. Policia njofton se në aksident janë përfshirë tre makina, ndërsa nga përplasja ka mbetur i vdekur një 18-vjeçar me iniciale K.Sh., i cili ishte pasagjer në makinen “Benz”, ndërkohë që janë plagosur edhe dy persona të tjerë.

NJOFTIMI

Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).

Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në C nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.