Shqipëri: Digjet lokali veror në Shëngjin

30.05.2018 15:59:43

Një lokal është djegur tërësisht në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.24.

Lokali veror, në pronësi të P.P ndodhet në zonën e Rana e Hedhun në Shëngjin të Lezhës, dhe është djegur për shkak të konstruktit të drurit. Për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Mësohet se paraprakisht mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.