Shqipëri/Dita e sotme sjell rekord negativ për të infektuarit nga COVID-19

25.04.2020 11:00:21

Një banor nga Mati është infektuar me COVID-19 nga kontaktet që ka pasur me punonjës të fasonerisë në Krujë. Ky shënon rastin e parë në zonë, ndërkohë që në Krujë janë zbuluar 18 raste të reja.

Numri total i të pekurve në këtë qytet shkon në 83.

Kështu, Kruja bëhet qyteti i tret më i prekur nga koronavirusi në vend krahas Tiranës dhe Shkodrës.

Numri total i të infektuarve sot është 34, një rekord negativ ky sa i përket të sëmurëve, ndërsa numri më i lartë në një ditë ka qenë 29.

Raste të reja sot

-18 raste në Krujë

-6 raste në Kukës

-4 raste në Tiranë

-2 raste Kurbin

-1 rast Lushnje

-1 rast Berat

-1 rast i importuar nga Greqia

-1 në Burrel.