Shqipëri/ Fier, vijon shembja e objekteve për rehabilitimin e Gjanicës

31.01.2018 13:01:41

KMT-ja po vazhdon shembjet e dhjetra godinave në Fier, kryesisht përreth lumit Gjanica, që do të rehabilitohet. Sot është dita e tretë e punës dhe 4 prej godinave do të shemben me tritol.

 

Sipas IKMT, do të prishen 19 objekte të shpronësuara dhe 5 të skualifikuara nga ALUIZNI. Për katër objekte do të përdoret lëndë eksplozive.