Shqipëri/ Hidhet shorti për anëtarët e KLGJ dhe KLP, listës nuk i duhen 94 vota në Kuvend

05.02.2018 20:37:01

Nënkomisioni Ad-Hoc i ngritur për përzgjedhjen e kandidatëve për KLP dhe KLGJ ka hedhur sot për të tretën herë shortin përkatës.

Nënkryetari i komisionit, demokrati Oerd Bylykbashi deklaroi se shorti është i paligjashëm dhe opozita nuk tregoi konsensus për emrat, pasi i cilëson si të s’kualifikuar nga ONM dhe me precedentë penalë.

Hedhja e shortit për herë të tretë vjen pasi dy listat e mëparshme u rrëzuan në Kuvend, ku nuk arritën të marrin 94 votat që nevojiten për t’u miratuar.

Por në votimin që pritet të bëhet seancën e së enjtes, nuk do të duhen më 2/3 e votave të deputetëve dhe lista me 10 anëtarët për KLGJ e KLP do të konsiderohet e miratuar edhe me shumicë të thjeshtë.

Miratimi i kësaj liste do t’i hapë kështu rrugë ngritjes së dy institucioneve të rëndësishme, që krijohen në kuadër të reformës në drejtësi. Kështu do të çelet më në fund drita jeshile edhe për ngritjen e Prokurorisë Speciale (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, që sipas ligjit krijohen 2 muaj pas konstituivit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Lista me 10 emra:

Kandidatë nga trupa e Avokatisë për KLGJ

Fatmira Luli

Alban Toro

Kandidatë nga trupa e Pedagogëve për KLGJ

Erjon Muharremaj

Maksim Çoku

Kandidatja nga Shoqëria Civile për KLGJ

Naurela Llagami

Kandidatë nga trupa e Avokatisë për KLP

Nuriha Seiti Meta

Tartar Bazaj

Kandidatët nga trupa e Pedagogëve për KLP

Gent Ibrahimi

Sandër Beci

Kandidati nga Shoqëria Civile për KLP

Alfred Balla