Shqipëri/ I lidhur me zinxhirin e Monikës, Ilirit dhe Saliut / Basha i përgjigjet Ramës: Nuk ka asnjë…

16.03.2021 13:17:29

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë marshimit të tij nëpër rrugët kryesore të Shkodrës është ndalur nga gazetarët dhe ka komentuar akuzat e kryeministrit Edi Rama se është i kapur dhe i lidhur nga zinxhirët e Monikës, Ilirit dhe Saliut.

“Shiko sa i mjerë është ai që e ka humbur toruan dhe dëshpërimi i humbjes. Është i lidhur me zinxhirin e krimit dhe të korrupsionit tash 8 vjet. Është strumbullari i çdo të keqeje që ka pësuar Shkodra dhe e gjithë Shqipëria, tani që po i vjen fundi ditë për ditë po vjell vrer. Kjo është alternativa e Edi Ramës, ndërsa  alternativa e shpresës dhe shërbimit ndaj çdo qytetari, dhe ndryshimit dhe e zhvillimit ekonomik”, deklaroi Basha.

Por a do të ketë një bashkëqeverisje mes tij dhe Ramës nëse asnjë parti nuk do të sigurojë mazhorancën?

Basha shprehet i sigurt se PD-ja do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit. “Nuk ka asnjë shans që shqiptarët të mos bëjnë atë që do të bënte çdo shoqëri normale në këto kushte. Shqiptarët janë njerëz normalë me një qeveri jo normale. Kjo do të marrë fund më 25 prill, Edi Rama do të largohet dhe PD dhe koalicioni do të qeverisin vendin”, deklaroi Basha.