Dy poezi nga Remzie Rexhbogaj

16.03.2021 19:49:04
ERNA
TË PRES
Erna të pres
të me kthehesh
më zogjtë shtegtarë
E zëri yt i ëmbël
më këngën e bilbilave
më ardhë
Erna të pres
më rrezet e diellit
të agimeve pranverore
Më shkëlqimin e hënes
në ëndërr çdo natë
me më ardhë
Erna të pres
të më kthehesh
mu si Doruntinë
në kali të bardhë
E të përqafohemi
shumë si dikur
Që të dyat ta shuajmë
këtë mallë.
KRAH HAPUR
Sot kam mbetur
Krahapur
Në pritje
Të përqafimin tënd
Duar bosh mbeta
Pa buçet lulesh
Që s’munde të m’i sjell
Ti Erna
Më sy të përlotur
Ku as sot nuk e pava
Buzëqeshjen në fytyrën tënde
Si hyni
Sot kam mbetur
Më kokën lart
Nga qielli
Duke të pritur Ty Erna
Kur do më zbritesh
Më rreze dielli
Të betohen
Në këta dy sy
Ndjenjat e mia janë
Në shpirtin tënd
Aty ku gjendesh Ti
Erna.