Skënder Rusi, ky patriark i poezisë lirike

25.09.2016 12:50:50

 

Nga Vasil Tabaku

Njerzor,komunikues, plot  pasion, dinamik, I ëmbël, magjik dhe I afërt, Skënder RUSI, ky poet lirik I mrekullueshëm, që fjalën e ka shëndrruar në një gjymtyrë të vecantë  të shpirit të tij të madh, të bukur dhe shpërthyes, ka mbi katër dekada që lëvron me sukses lirikën  shqiptare.Në fillimet e fillimeve, ne ishim të rinjë, tepër të rinjë, student plot passion dhe ëndërra, plot plane dhe dëshira, por djaloshi nga krahina mitike e Devollit të Korcës, SKËNDER  RUSI, dallonte mes nesh, I heshtur, me sy zhbirues dhe I tëri si një lirikë e pashkruar,  I bukur dhe I mistershëm, I dashur dhe fjalpakë, me vargjet poetik që rriteshin thellë kraharorit të tij si një kopësht I fshehtë ende I pashpallur.Ishte padyshim miku më I mirë, njeriu më I duruar dhe aspak tendecioz, I mbyllur në vetvetë, por  pa asnjë mëdyshje ishte  shoku më I ngrohtë, më  I afërt dhe fisnik…Por shumë shpejt do të befasonte opinionin letrar jo vetëm në fakultet, por edhe më gjerë, në të gjithë vendin, djaloshi Skënder RUSI, me lirikat e tij të para  të mrekullueshme,  plotë dritë të fshehtë, magjike dhe tëpër mbresëlënëse, sa orgjinale aq dhe reale, njerzore, si një zgjatim I natyrshëm I shpirit të tij të bukur drejt nesh…Po vinte kështu një poet I ri mjaft premtues, një lirik shpërthyues dhe I mrekullueshëm, që do të trondistë lexuesin e lodhur me poezitë  e ashtuquajtura të Realizmit Socialist. Skënder RUSI, iu shmnag në mënyrë mjaft elegant dogmës poetike të kohës dhe solli mes nesh një poezi lirike mjaft tingëlluese, orgjinale, plot ëmbëlsi dhe bukuri njerzore të rrallë. Libri I tij I parë me lirika titullohej “I njomë ishte bari” Tiranë 1975.Dhe ashtu dhe sikundër pritej libri I parë I Skënder RUSIT, pati jehonë mes lexuesëve,dhe kritikës profesioniste të kohës.Ishte padyshim një sukses I merituar I punës së mirë dhe pasionante të poetit, duke shënuar kështu dhe arritjen e tij të parë. Kjo gjë padyshim e shqoi mes emrave krijues të brezit të vet dhe e bëri atë një firmë poetike mjaft domethënëse dhe debutuese të talentuar.Ai  do të ishte një poet I mbushur me KORCË, dalë nga serenatat, nga thellësia e kitarrave dhe flladi I këngëve të dashurisë dhe dhimbjes, nga kultura fine korcare, nga elegancë e njerezve me zemër të ndjeshme dhe lozanjare, nga horizonti ku bardhësia e borës dhe afshi I frymëve njerzore është një kumt miqesie dhe ëndërrash  plotë dritë…

MAGJIA POETIKE DHE MAGJIA SKËNDER RUSI

 

Një poet si SKËNDER RUSI, kam bindjen se vjen rrallë, tepër rrallë në universin e lirikës shqiptare. Ai është një organizëm I lindur për lirikën, një zë I vecantë, tronditës, plot dritëhije dhe madhështor….Liriku Skënder RUSI, është kështu një nga të rrallët poet që bart brenda vetes sekretin magjik të krijimtarisë lirike…Një mjeshtër I vërtet I fjalës, skalitës I vargut dhe shpirtit të madh lirik.Me mjaft kujdes, poeti  ndërton ligjerimin e vet, pa emfazë dhe zhurmë, por me një dhimbje të tillë që vetëm Skënder RUSI di ta sjellë në poezi.Një dhimbje përtej dhimbjes, një fjalë përtej kumtit, një frymë përtej frymëmarrjes…Sespse kështu e kërkon lirika, kështu e koncepron ky poet  dhimbjen në brendësinë e fjalës, ku poezia, ndjehet e realizuar dhe e natyrshme…Skënder RUSI, nuk merr asnjë model të gatëshëm poetik, ai ka intuitën e vet të madhe krijuese, ka modelin e vet, ka stilin dhe ngjyrimin e vet, ka timbërin e vecantë të vargut të tij dhe thellësitë e pafund të një shpirti të madh poetik.

Unë me ty,jam në ’’luftë”,

përditë,

Por,në emër të paqes,

natyrisht!

Jam planet që nga të tjerët

s’marr dritë,

Por di vetëm të jap,

vazhdimisht!

Në poezinë e Skënder RUSIT, prania e poetit është e përherëshme, nuk mund të  kuptohet vargu I tij pa frymën e poetit, pa vështrimin e tij të kudondodhur, pa timbërin e zërit të tij dhe pa ato vecoritë  tipike të këtij autori, të cilat nuk I gjen tek asnjë autor tjetër.Unikal në ligjërim, dhe I paarritëshëm në mjeshtërinë e tij poetike, Skënder RUSI, krijoj kështu universin e tij poetik lirik, tepër të vecantë dhe të  magjishëm…Natyrisht, nuk duhet të harrojmë edhe faktin tepër domethënës, që Skënder RUSI vjen nga treva e begatë e Korcës, ku sic dihet   kanë dalë lirikë të mdhenjë si Driterë Agolli apo  Dhori Qiriazi, dy nga lirikët më të mdjenjë të poezisë Shqipe, prurës të jashtëzakonshëm të risive dhe mjeshtëra të fjalës poetike.Por Skënder RUSI diti të asimiloj mjaft  mirë dhe në mënyrë efikase edhe burimet e melosit popullor, horizontet e hapsirave madhështore të lirikës së Juglindjes shqiptare. Kultura dhe formimi  profesional I poetit RUSI ka bërë që ky melos, forca dhe vitaliteti I tij, bukuria magjike dhe madheshtia të   ngërthehen mrekullisht me poezine e kultivuar  artistike të Skënder RUSIT duke na dhënë kështu një poezi brilante, sa orgjinale aq dhe magjike sa të thellë aq dhe të bukur, sa të kapëshme aq dhe të ngrohtë…Nje poet lirik brilant si Skënder RUSI, mendoj se vjen rrallë shumë rrallë në domenet e poezisë shqiptare. Kjo gjë edhe për faktin e njohur të ëmbëlsisë njerzore, të një shpirti të madhërishëm, fluid, të prekshëm dhe të ndjeshëm që ka poeti, por edhe të asaj vecorie tipike njerzore që  është kultivuar brenda zemrës  së mrekullueshme  të Skënder RUSIT  edhe nga mjedisi I tij intim familjar…Një poet lirik I lindur, një shpirt I madh krijues që  këndon vec poezi…

 

SHPIRTI I MADH I LIRIKUT DHE DHUIMBJA SI NJË MUNDËSI POETIKE…

 

“I kam ca gjëra

Që nuk I kam thënë ende

Është ky shkaku

Që dua ende të rri…

E kam një ulërimë

Q nuk e kam lëshuar ende

I kam ca pngje

Që po më mundojnë prej kohësh…

 

Nuk e di por sepse I shkon kaq shumë  dhimbja Skënder RUSIT dhe ja stolis vargun, ja bënë të bukur, dhe të  flas, të  marrë jetë të gjalloj, të na prek dhe të na marrë për dore nëpër honet e tishtimit të poetit, aty ku dhimbja ndërton një perandori të tërë…Po natyrisht nuk ka si të  ndodh ndryshe, një lirik I madh si Skënder RUSI,pa trishtimin do të ishte si qielli pa retë, …Poeti nëpërmjet  kësaj  perandorie dhimbjeje që shpalos në opusin e vet poetik  ndërton thellësitë e mistershme të tritshtimit poetik, ku neve si lexues na pëlqen të “mbytemi” pak e nga pak gjersa të shëndrrohemi në një dhimbje  të vërtetë …

JETA IME

Po më ikin ditët po kthehen në net,

Dua t’i vonoj,po kot e paskam!

Si një varkë që fut ujë secila rrëshqet,

Ndaj unë nuk besoj më tek varkat!…

..

QË TA KUPTOSH THELLË Skënder RUSIN poet, duhet ta njohësh atë nga afër, të kesh folur me të dhe të kesh përjetuar castë të vecanta plot passion dhe zjarr, plot dritë dhe shpresë. Një njëri si Skënder RUSI, është I vecantë, I rrallë dhe padyshim I mrekullueshëm.Një njeri I mirë, timid, I heshtur, shpesh I menduar, fjalëpak, shumë I matur, përherë I afërt dhe fisnik, dinjitoz dhe  magjik.Në shumicën e rasteve thua se vjen nga heshtja.Poezia tek Skënder RUSI  fillon që me fjalën e tij të parë, shumicën e rasteve duket sikur ai nuk po kumton por po  bënë poezi.Fjala në gojën e tij është e mrekulluar, e lumtur dhe poezi e vërtetë. Ai të magjeps me mirësinë e tij dhe poezinë e fshehtë qe buron nga fjala, nga sytë, nga duart e tij dhe nga frymëmarrja  e thellë…Ai është I gjithi një lëndë poetike e lindur…

 

E VECANTA  DALLUESE E LIRIKËS SË SKËNDER RUSIT

 

Kam bindjen se një lirik I këtyre përmasave si Skënder Rusi ka sjell në Poezinë Shqipe, një risi , ligjërimin e personalizuar unik që vetëm  Skënder RUSI di ta shkruaj.Kjo  vecori tipike e benë këtë poet të papërsëritëshëm, të vecantë dhe të mrekullueshëm.Një mjeshtër I rrallë I ligjërimit lirik, I rrjedhshëm, I ëmbël, magjik, tronditës dhe madhështor…Bota poetike e këtij Liriku të madh është një univers I rrallë, I papërsëritëshëm dhe gjithpërfshirës. Aty është jeta, dashuria, dhimbja, shpresa, drita, pasioni, zjarri, akulli, shpërthimi, magjia, ëndërra dhe malli, puthja dhe përqafimi, burri dhe gruaja, është vet JETA që triumfon madhërishëm  përmes vargjeve të realizuara mjeshtërisht nga dora e një PATRIARKU brilant dhe I gjithpushtetëshëm si Skënder RUSI.Një punë  gati dyzetvjecare me poezinë lirike, një  mundim galerë dhe durim prej Sizifi, e kanë bërë poezinë lirike të Skënder RUSIT, të rrallë, madhështore dhe magjike, të bukur, fisnike, dinjitoze, njerzore dhe të dashur për mijëra dhe mijëra lexues.Ai ka ditur ta  lëmoj vargun gjer në përsosje, gjë e cila shpesh kur e lexon, të lë pafjalë dhe të bënë të mendohesh gjatë shumë gjatë për mjeshtërinë poetike të një MJESHTËRI të rrallë lirik si SKËNDER RUSI….Ai është shëndrruar I tëri në poezi dhe poezia ka emrin e tij…