Shqipëri/ I riu në karantinë te Infektivi prej të dielës: Kam 36 orë dhe askush nuk më informon

10.03.2020 10:26:57

31-vjeçari, që sipas të dhënave zyrtare rezulton pacienti i dytë zero dhe njëherësh personi i 6 i infektuar nga koronavirusi thotë se ka 36 orë në karantinë te Infektivi dhe askush nuk i ka konfirmuar përgjigjet e analizave.

I riu kishte udhëtuar nga Milano në vendin tonë dhe sapo kishte shfaqur simptomat kishte telefonuar në 127.

“Unë jam 31 vjeçari për të cilin Ministria e Shëndetësisë dhe Erjon Braçe pretendoi se jam infektuar me koronavirus. Këtu jam te karantina, jam izoluar që prej orës 00:00 të natës së të dielës. Nuk më kanë sjellë asnjë përgjigje që jam me koronavirus, infermierët këtu nuk e pranojnë që jam me koronavirus. Nuk arrij të kuptoj këtë lojën që publikisht nxjerrin të dhënat e mia dhe thonë se jam me koronavirus ndërkohë këtu nuk vjen askush të ma konfirmojë. Se kuptoj se pse po e bëjnë këtë propagandë në emër timin. Nëse telefoni është i fikur më vonë do të thotë se ma kanë bllokuar këta. Nuk është normale të rrish më shumë se 36 orë në karantinë pa marrë një përgjigje”.