Shqipëri/ 6 të infektuar me koronavirus në Shqipëri, mjeku i njohur del me deklaratë të fortë

10.03.2020 10:22:00

Mjeku i njohur urolog, Artan Koni komentoi në Open masat që u ndërmorën nga qeveria për përhapjen e koronavirusit. Koni tha se masa e ndërmarra nga qeveria duhej të merreshin më herët.

“Jam shumë dakort për masat e marra nga qeveria, por them që këto masa duhej të merreshin 2 javë më herët. Politikanët na thonë që duhet të jemi të përgjegjshëm por që ata vetë janë treguar të papërgjegjshëm. Mitingu i bërë nga presidenti dhe ku ishte pjesë edhe opozita me datë 2 mars duhej të anulohej. Kemi kongresin e bërë nga Partia Socialiste që nuk duhej zhvilluar. Gjithashtu ndeshja Tirana-Partizani nuk duhej të zhvillohej. Pra këto aktivitetet publike ku mblidhen turma të mëdha nuk duhej të zhvilloheshin”,- tha mjeku