Çfarë po ndodh në Wuhan, qytetin kinez që infektoi botën me koronavirus

10.03.2020 10:14:58

Wuhani, qyteti kinez ku nisi koronavirusi do t’i kthehet normalitetit. Qeveria kineze do të nxjerrë një aplikacion në celular, nëpërmjet të cilit do të informohet mbi shëndetin e qytetarëve.

Kjo masë nënkupton që brenda rajonit do fillojë ngadalë qarkullimi, me qëllim nxjerrjen nga izolimi disa mujor. Ndërkohë, në qytetet rastet me koronavirus janë drejt minimumit.

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi gjithashtu qytetin. “Nuk mund ta bënte më parë një gjë të tillë, nga rreziku i infektimit”, tha një ekspert. Vizita e tij në rajon shihet si një triumf i Partisë Komuniste mbi virusin.