Pse duhet të ulën urgjentisht bashkarisht  Pozitë ,Opozitë,  President dhe Kryeministër?

10.03.2020 01:20:05
Nga Adem Bytyçi
Kosova , pas një lufte gjenocidale nga shteti serb , kundër popullatës të saj dhe ndërhyrjës të Bashkësisë ndêrkombëtare ,për ta shpetuar nga një zhdukje masive të kësaj popullate nga një shtet gjakatar dhe diktatorial, siq ishte shteti serb, i viteve 1998/99, prap gjindet në një pozitë të rëndë dhe të pa shpresë ndërkombëtare…
Ani pse Kosova, në këtë luftë të Serbisë, kundër saj ishte viktimë, koheve të fundit në vend ,që Bashkimi Europian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëjnë trysni mbi Serbinë, si agresore, i janë vërsulur Kosovës , duke kërkuar që Kosova , t’i bëjë koncesione qoftë ekonomike ,qoftë politike apo teritoriale Serbisë ,me qëllim të arritjës së një Marrëveshja paqësore Kosovë-Sërbi, për ta shndërruar Ballkanin në një gadishull të paqës dhe bashkëpunimit në mes shtetëve dhe popujve të këtij rajoni!
Hostorikisht Serbia, ka ushtruar gjenocid kundër popullatës shqiptare duke i’a anëksuar teritoritorët  shqiptare, me anë të masakrave,  deportimeve të dhunshme për në vendet tjera.
Faktet demografike, historike, gjeokrafike dhe toponomastike tregojnë se Serbia ka anëksuar teritor shqiptarë sa tri Kosova, dhe prap kërkon edhe një pjesë të teritorit të kësaj Kosove të mbetur , siq thotë Serbia , për të vendosur një paqë të përhershme Kosovë- Serbi, me ndérmjetësimin Europiano- Amerikan?
Në një situatë të tillë të pa volitshme të Kosovës në raport me Serbinë, faktori politikë shqiptar ‐Kosovar , duket të jetë i përqarë si as një herë më parë për arritjën e një koncenzuesi të përbashkët për t’iu përgjigjur svidës më të rëndësishme të Kosovës në raport me të ardhmen paqësore me shtetin e Serbisë.
Në rrethanat egzistuese të raportëve të Kosovës me Bshkësinë ndêrkombêtare dhe me shtetin serb, kërkohet urgjentisht një takim i të gjitha forcave politike në Kosovë, për arritjën e një koncenzuesi nacional për t’iu përgjigjur një zëri se si duhet të veprojë Kosova ,në këto qaste vendimtare për të ardhmen e saj në raport me shtetin Serb…