Tim Shkupi i përgjigjet Alaban Çulit në lidhje me Tokën e Premtuar

10.12.2017 23:22:21

Nga: Tim Shkupi

I nderuar miku im Alban Çuli

E lexova me vëmendje këtë shkrim, ku je bazuar në intervistën e Shlomo Sand, Profesor i Historise ne U. Tel Avivit.

Kjo që ke shkëputur është vetëm një copëz e vogël “puzzle” prej asaj që quhet mozaik i histroisë së hebrenjëve dhe gjithçka që lidhet me ta.

Është fakt se shqiptarët, qoftë si mysliman apo si krishterë, historinë e hebrenjëve, bijtë e Izraelit, gjithnjë i kanë njohur përmes sunduesve të tyre, ku mbretërit romak, carët sllav, kraljët e titistët të gjithë sëbashku i kanë ndjekur hebrenjët, kurse besimin e tyre e kanë tallur.

E sheh se këtu nuk i përmenda sullatanët, sundimin e tyre 500 vjeçar në Ballkan, pasi dihet se pas futjes së Spanjës nën sundim të krishterëve, hebrenjët me të madhe gjeten strehim në perandorinë Osmane, pasi në këto luftra të Spanjës kishin mbajtur anën e arabëve mysliman.

Pra, urrejtja për hebrenjët tek ne shqiptarët ka filluar të përhapet në kohën e Titos, i cili luante një lojë me shtetet e paangazhuara, ku një lider i këtyre shteteve ishte Naseri i Egjiptit, miku i Titos, i cili e shkatrroi koloninë shqiptare në Egjipt, që njiheshte si lider i të gjithë arabëve.

Disa teologë, hoxhallarë, duke rënë në kurtha të këtilla, por ma vonë (pas thyerjes së komunizmit) disa edhe me ideologji tjera të rrymave e sekteve fetare, që ti dhe unë i njohim shumë mirë si funksionojnë, filluan ta përhapin urrejtjen e arabëve për shtetin e Izraelit në disa mjedise shqiptare, duke e keqinterpretuar Kuranin thuajse njejtë sikurse institucionet (mexhliset e fetfave) të shteteve arabe.

Nga përvoja ime në Egjipt ta shkruaj se prej tek portiri e deri tek shejh i Al Az-harit ishin pjesë e “muhaberrat sirrije” në funksion të regjimeve despotike arabe, ku urrejtjen kundër shtetit të Izraelit e kishin vetëm si instrument për të manipuluar dhe ruajtur regjimet e tyre, kurse mësimet e Kuranit ia përshtatnin qeverisjes së Mubarakut.

Gjithashtu ju e dini se shtetet arabe të cilat e kanë pasur këtë urrejtje i humbën tre luftra, pra, në 1948, 1967 dhe 1973. Pas këtyre humbjeve nga inati e formuan OÇP e Jaser Arafatit, ku filluan ta aktualizojnë një “Çështje Palestineze”, që s’kemi një argument se ka ekzistuar ndonjëherë në histori.

Askundë në satusin tim nuk kam përmendur termin “çifut”, as nuk e kam shtjelluar këtë problematikë në aspektin ideologjik, nuk jam marr me terme, pasi pakë e hiç e përmendi në shkrimet e mia termin “popull”. Thjeshtë kam shkruar se arabët s’kanë asnjë të drejtë të pretendojnë në Tokën e Bekuar, pasi kjo Tokë, siç thotë Kurani, është Tokë e Premtuar për bijtë e Izraelit, e jo për bijtë e Ismailit.

Mirëpo ky premtim ka pasur KUSHT, e ky kusht ka qenë të mos i shkelin 10 udhëzimet e Perëndisë të zbritura tek hazreti Musau dhe të jenë në qeverisje të drejtë me gjithseciln.

Kurse që do të kthehen, jo ti, por secili teologë e di se do të kthehen sepse edhe kthimi i tyre i fundit në Tokën e Premtuar është i përmendur në Kuran, por se do të kthehen të përzier “lefifa”, e jo siç e do ti apo Shlomo Sand.

Sari Nusseibeh – Një profesor palestinez dhe presidenti i Universitetit Al Quds shkroi një ese për këtë libër. “WHERE HAVEN AND EARTH MEET” është mirë ta lexosh!

Në këtë ese Sari Nussaibeh pranon se mali i tempullit është një vend i shenjtë hebre.

Ibn Tejmije (1263 – 1328) Në mesin e dijetarëve më të rëndësishëm shkruan: “Në Jeruzalem nuk ka vend që të quhet i shenjtë, dhe e njëjta gjë vlen edhe për varret e Hebronit”

Jerusalemi (si qytet) nuk përmendet në Kur’an: Asnjëherë

Ndërsa në Bibël përmendet 667 herë.

Jo vetëm që Jeruzalemi nuk përmendet në Kuran, por nuk përmendet edhe “Palestina”

Çuditërisht, toka e shenjtë përmendet në Kur’an si toka që ishte shkruar nga Allahu në Izrael dhe madje tregon se hebrenjtë do të kthehen në vendin e tyre.

Fotografia e Tim Shkupi