Doktor Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka treguar se kur duhet bërë doza e tretë e vaksinës.
Po ashtu ai nuk përjashtoi mundësinë që vaksina të bëhet edhe çdo 6 muaj, si e vetmja armë e fortë për njerëzimin nëse variante të tjera pas Omicron dalin në qarkullim.
“Çdo vaksinë ka protokollin e saj. Vaksina J&J që ne nuk e kemi, doza e dytë është e barasvlefshme me dozën e tretë te Pfizer bëhet pas dy muajsh. Kurse sa i takon Pfizer ose Moderna-s bëhet pas 5-6 muajsh. Dua ta qartësoj mirë se prania e antikorpeve është një armë shumë e mirë për të mos u infektuar dhe nëse infektohemi ta kalojmë shumë lehtë edhe Omicronin. Ndaj fuhet të mirëkuptohemi edhe për dozën e tretë. Edhe në Austri e Izrael po diskutohet legalizimi i dozës së katërt.
Nëse kjo pandemi zgjat shumë dhe nëse do kemi variante të tjera pas Omicron del e domosdoshme pasja në qarkullim e antitrupave si armë e gatshme mbrojtje. Kjo do të thotë se ndoshta çdo gjashtë muaj do duhet të bëjmë një vaksinë. Nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet”, tha doktor Pipero.