Çfarë dimë dhe çfarë jo, mbi variantin e ri të Covid-it?

29.11.2021 12:08:04
Shkencëtarët e Afrikës së Jugut identifikuan një variant të ri të koronavirusit që thonë se është bërë shkak për një rritje së fundmi të numrit të infeksioneve me koronavirus në Gauteng, provinca më e populluar e vendit.

Mbetet ende e paqartë se ku u shfaq për herë të parë varianti i ri, por ditët e fundit shkencëtarët në Afrikën e Jugut paralajmëruan Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe tashmë infeksioni po ndeshet tek udhëtarët që mbërrijnë në disa vende, nga Australia, në Izrael e Holandë.

Verified

🔴 Koronavirusi, ashtu si edhe çdo virus mund të pësojë mutacione, përfshirë ndryshimet gjenetike shqetësuese. Varianti i ri i koronavirusit, që po identifikohet për momentin si B.1.1.529 dhe që u zbulua në Afrikën e Jugut, sipas shkencëtarëve ka pësuar shumë mutacione