Shqipëri/I vrarë në makinë, i riu i vdekur prej disa orësh, kalimtarët e panë të gjakosur

21.08.2021 09:38:27

Policia ende nuk ka arritur në një përfundim nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje për ngjarjen e rëndë të Vlorës.

Viktima i moshës rreth 25-vjeç, ishte i vetëm në makinë, teksa kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë se ishte i gjakosur. Policia në vend ka konstatuar vetëm vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar morgun e spitalit të Vlorës. Ndërkohë që pritet dhe identifikimi i viktimës.

Viktima ka qenë i vetëm në makinë dhe kalimtarët e rastësishëm kanë njoftuar policinë se një person ishte në mjet i gjakosur.