Shqipëri/Konflikti me Metën/ Mazhoranca zgjeron kompetencat, paralajmëron ndryshime në Kushtetutë

23.11.2019 16:58:31

Maxhoranca ka nisur ditët e fundit konsultimet me ekspertët ligjor të PS dhe anëtarët e komisionit të ligjeve. Konsultimet kanë prodhuar dy qasje se si duhet të zgjidhet ngërçi me Gjykatën Kushtetuese.

Disa prej ekspertëve kanë sugjeruar ndërhyrje në kushtetutë e pikërisht në ato nene që lidhen me gjykatën kushtetuese. Ndryshimet mund të prekin ato aspekte që dolën në pah si problematike për të përmbyllur me sukses plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa disa prej ekspertëve të tjerë i kanë mëshuar qëndrimit për ndryshime vetëm në ligjin për reformën në drejtësi.

Pikërisht ky propozim është pjesë e rezolutës për presidentin Meta, miratuar në parlament ku thuhet se “Kuvendi Shqipërisë në kuadër të frymës zhbllokuese të reformës në drejtësi angazhohet të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit”.

Por a do të shkojë maxhoranca qeverisëse deri në ndryshime të gur-themelit të Republikës siç është kushtetua?

Përgjigja e kësaj pyetje nuk do të jetë e largët, përballë ofensivës në të cilën është vënë maxhoranca dhe ndërkombëtarët prej kreut të shtetit Ilir Meta.