Seanca për Demarkacionin shtyhet për të premten

22.02.2018 13:44:34

Seanca e Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është shtyrë për të premten, në ora 10:00.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bëri të ditur se vazhdon të jetë optimist se do të arrijnë konsensus lidhur për këtë çështje.

Ai bëri të ditur se seanca do të mbahet të premten në ora 10:00.

“Dua të përçoj mesazh tek qytetarëve se do të arrijmë që së bashku të jemi në këtë rrugëtim të përbashkët në agjendën drejt BE-së dhe t’i hapim perspektivë qytetarëve tonë që të kenë liberalizimin e vizave në një të ardhme të afërt”, tha Veseli.