Shqipëri/ Koronavirusi/ ISHP jep këshillat: Çfarë duhet të bëni për të mos u infektuar

10.03.2020 12:55:56

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se në këtë institut janë të gjitha kapacitetet për të përballuar situatën e koronavirusit. Ajo bëri një apel të përsëritur për masat e higjienës personale.

“Larjen e duarve më shumë se 20 sekonda, përdorimin e dezinfektantëve, respektimin e higjienës respiratore, përdorimin e facoletës, pas kollitjes dhe teshtimave dhe pasi e përdorim ta hedhim në kosh me kapakë të mbyllur.

Të zbatojmë rregullin e distancimit social, por të gjithë jemi të informuar që një nga mënyrat e përhapjes janë spërklat në kontakte direkte dhe jo e ajrit”, tha Fico.