Njerëz në radhë, mjekët transportojnë kufomat/ Çfarë po ndodh në Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusi

10.03.2020 12:21:09

Rrugët dhe sheshet kryesore në Itali janë bosh, ndërkohë që njerëzit janë dyndur nëpër supermarkete për të blerë ushqimet e fundit dhe për t’u “zhytur” në karantinë.

Qytetarët italianë pushtuan supermarketet, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos në mbarë vendin.

Numri i blerësve që duhet të futeshin brenda marketeve ishte i kufizuar, duke sjellë edhe një situata kaotike. Në Napoli policia po kontrollon njerëzit që të shmangin daljet e panevojshme si dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz.

Autoritet italiane po përpiqen që në këtë mënyrë të ndalin përhapjen e koronavirusit, i cili ka shkaktuar 463 të vdekur si edhe 9172 të infektuar.

“Nuk ka kohë për të luftuar përparimin virusit. Duhet që, që të gjithë të heqim dorë nga diçka për të kontrolluar shëndetin e qytetarëve. Sot është momenti i përgjegjësisë. Nuk duhet që ta ulim gatishmërinë”, tha kryeministri Conte.