Shqipëri: Kryeprokurori, Rama fton opozitën: Një zgjidhje mes palëve

11.12.2017 10:50:05

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish një ftesë opozitës për zgjedhje të përbashkët të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Kreu i qeverisë tha që opozita mund të vazhdojë me akuzat e veta, “por kur bëhet fjala për qëllimin e përbashkët evropian, anglisht duhet të jemi bashkë”

“ Sot natyrshëm, u fol për zgjedhjen e Prokurorit të përkohshëm të Përgjithshëm, zgjedhje që përsa i përket bazës ligjore është më se e qartë se si bëhet. Por që për fat të keq ka krijuar përsëri një situatë moskuptimi me opozitën, të cilës unë përfitoj t’i drejtohem përsëri me thirrjen që ne ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar çdo mundësi mirëkuptimi, për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar mes palëve të Prokurorit të përkohshëm. Ne e kemi mundësinë dhe të drejtën që ta zgjedhim me shumicën që kemi Prokurorin, por ashtu siç kishim mundësinë dhe të drejtën të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën opozitës dhe nuk e shfrytëzuan atë mundësi e të drejtë në emër të diçkaje më të madhe që është interesi kombëtar, sot përsëri jemi shumica që e shikon këtë çështje jo me syrin e momentit, jo me qëllime të tjera, përpos qëllimit strategjik të vendit tonë që është në radhë të parë i materializuar për çeljen e negociatave. Është një moment që nëse ka vullnet e largpamësi nga ne e opozita, mund ta shfrytëzojmë si pikënisje të një procesi bashkëpunimi për të garantuar që do bëjmë çdo gjë për vendin në funksion të negociatave. Jemi më afër se kurrë, por deri në sekondën e fundit, ne duhet të bëjmë progres dhe çdo gjë që kemi në dorë, për të mos i dhënë askujt asnjë arsye që të ngurojë të ngrejë dorën për të miratojë çeljen e negociatave. Negociatat nuk varen vetëm nga Shqipëria. Ka në tërësi një gadishmëri që u shpreh qartë në të gjitha instancat e BE, dhe nga vetë Presidenti i Komisionit Europian. Është një moment që mund të zgjedhim dhe nëse opozita nuk tregon interes për të kontribuuar për vendin në këtë moment, do zgjedhim me shumicë të thjeshtë Prokurorin e përkohshëm, por s’ka diskutim që dëshira jonë është të kërkojmë mirëkuptim me opozitën se besojmë se mund të jetë pikënisja e një pakti për qëllimin europian. Opozita mund të vazhdojë me akuzat e veta,por në anglisht duhet të jemi bashkë për të treguar jo vetëm veten njëra palë, por të gjitha palët për negociatat, sepse e duan shqiptarët,”

Kreu i PS-së Rama duke folur për vizitën e fundin në Bruksel tha se nisja e vettingut tanimë konsiderohet si kusht i plotësuar nga ana e BE-së. “Vlerësimi i bërë nga instancat më të larta nga BE kundër krimit të organizuar por edhe trafiqeve u konfirmua edhe në Bruksel” – tha Rama

“Duke ju referuar takimeve që patëm me përfaqësuesit më të lartë të BE-së, Shqipëria gjendet më afër se asnjëherë çeljes negociatave për anëtarësim dhe 6 mujori i parë i vitit që vjen është vendimtarë për ne. Ne morëm vlerësime inkurajuese në lidhje me ecurinë e vendit tonë në 5 drejtimet e përcaktuara nga BE dhe sigurisht edhe vetting dhe nisja e ligjit të vetingut janë tanimë kusht i plotësuar. Në muajt në vazhdim do të japin rezultatet e nevojshme jo vetëm në reformën e drejtësisë por edhe në BE. Vlerësimi i bërë nga instancat më të larta nga BE kundër krimit të organizuar por edhe trafiqeve u konfirmua edhe në Bruksel.

Ecuria në këtë aspekt bazuar në rezultatin shembullorë kundër kanabisit, i konfirmuar edhe nga partnerët. Sot në një mbledhje të posaçme në Bruksel Gurda di Finanza do të raportojë se si Shqipëria e ka pastruar hartën nga ky fenomen