Shqiperi/ Mjeku Sulçebe tregon muajin: Ja kur e arrin Tirana imunitetin e tufës

08.02.2021 11:04:19

Mjeku imunolog Genc Sulçebe ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku u shpreh se kushtet e tanishme janë optimale për përhapjen e virusit, si kushtet klimaterike, temperaturat, lagështia por gjithashtu kanë ndikuar dhe festat e fundvidit.

Duke iu referuar rastit të Tiranës, ai tha se shifra e të infektuarve rritet me 5-6 për qind çdo muaj, dhe duke pasur parasysh këto shifra, deri në fund të qershorit imuniteti i tufës mund të rritet deri në 85 për qind. Ndërsa për sa i përket rangut vendor, ai tha se ndodhemi shumë larg imunitetit të tufës.

“Duket se ritmi të paktën në Tiranë i përshpejtimit të përhapjes së infeksionit shkon në rreth 5-6 për qind në muaj. Domethënë që nëse jemi në 40 për qind që e kanë kaluar infeksionin, atëherë nëse jemi me këto ritme rreth 5-6 për qind në muaj i bie që imuniteti i tufës që aktualisht është më i lartë se në fillim.

Me këto ritme nëse vazhdon kështu mund të themi se në fund të qershorit duhet ta arrijmë imunitetin e tufës.“, u shpreh ai