Shqipëri/ Ndërron jetë një pacient në Spitalin Infektiv, bartës i Covid-19

18.04.2020 17:32:06

Pas testeve të kryera ai rezultoi si mbartes me COVID-19, por ishte asimptomatik. I ndjeri ishte nga qyteti i Shkodres dhe sipas News 24 ishte i shtruar prej ditesh ne spitalin Infektiv.Ministria e Shendetesie njofton se 69-vjecari nuk e gjeti vdekjen si pasoje e infektimit nga Covid-19.

Njoftimi i Ministrise

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 69-vjeçar nga Shkodra me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:
Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).
69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.
Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.