Shqipëri/ Ngrihen çadrat te Urgjenca e QSUT/ Një tjetër i prekur me COVID-19 transportohet tek Infektivi

23.03.2020 16:22:11

Në Spitalin Infektiv në QSUT është transportuar një tjetër i prekur nga koronavirusi.

Nga fotografitë e realizuara nga LSA, personi në fjalë duket i gjinisë mashkullore dhe për të shmangur filmimin është mbledhur me batanije.

Ndërkohë kujtojmë se vetëm ditën e sotme janë zbuluar 104 raste me COVID-19 në gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu bëht e ditur se në ambientet e jashtme të Urgjencës së QSUT-ë ka filluar ngritja e çadrave, me gjasa për të përballuar një fluks të mundshëm të qytetarëve të prekur me koronavirus.