Shqipëri/ Opozita vendos, sërish protestë të enjten tek Parlamenti

19.03.2019 12:44:19

Opozita ka vendosur të zhvillojë sërish të enjten protestë, paralelisht me seancën plenare në Parlament. Protesta do fillojë rreth orës 9:30, por nuk dihet se sa do të zgjasë.

Ndërkohë, PD dhe LSI hodhën të hënën hapin e parë për bojkotin e zgjedhjeve vendore.

Kështu opozita vijon skenarin e protestave në çdo seancë parlamentare. Ky vendim është marrë pas konsultimit të bërë me kryetarët e degëve.

Prej kohësh opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeveria tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Opozita zhvilloi protestën e fundit më 16 mars, e cila nisi fillimishit para kryeministrisë për të vijuar më pas para Parlamentit ku pati dhe përplasje me policinë.