Shqipëri: PD: Të mblidhet Komisioni, Rama-Tahiri po shkatërrojnë provat

19.10.2017 17:50:12

Deputetët demokratë anëtarë të Këshillit të Rregullores dhe mandateve janë në Kryesisë e Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat ata kanë kërkuar mbledhjen urgjente të këtij komisioni për miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

Deputetë e PD-së, kërkojnë mbledhje urgjente sepse ‘Tahiri dhe Edi Rama po shkatërrojnë provat e përfshirjes në krim’.

‘Çdo minutë që kalon, çdo zvarritje, ndihmon Saimir Tahirin dhe Edi Ramën në fshehjen e provave të krimit, të trafikut të drogës’, tha për mediat deputeti Eduard Halimi.