Shqipëri/ “Rama manipulon ndërkombëtarët”, ish-deputeti socialist: Lleshajn e shpëton vetëm burgu

07.03.2019 21:02:06

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson është takuar sot me kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Ashtu si delegacioni i Parlamentit Evropian disa ditë më parë, edhe ai foli me nota kritikuese ndaj veprimeve të opozitës dhe se bien ndesh me rrugën e integrimit drejt BE.

Ndërkohë Basha u shpreh sërish i vendosur për vazhdimit e këtij aksioni. Duke thënë se e konsiderojnë regjimin e Edi Ramës të mbaruar, një kufomë që pret të kallet. Partia Socialiste thotë se protestat nuk janë të popullit, por të organizuara nga opozita dhe se ata nuk do të dorëzojnë pushtet në tavolinë.

Në një intervistë për Tirana Today, ish-deputeti socialist njëherazi anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Kastriot Islami, shprehet se përgjegjësi kryesor për këtë situatë është Rama.
“Gjërat kanë shkuar në një ekstrem të paimagjinueshëm. Opozita jonë nuk ka më asnjë rol në Parlamentin Shqiptar për sa i përket vendimmarrjes. Edhe fjalën parlament mazhoranca e ka diktuar ose fol siç duam ne, ose ndryshe ju do të hani dajak në Parlame