200 vrasje në 20 vjet/Kush është Giovanni Brusca, vrasësi më i tmerrshëm i mafias siçiliane

07.03.2019 22:09:25

Ai njihej si “Kasapi”, “Ekzekutuesi”, dhe madje edhe “Derri”, si për formën e trupit, ashtu edhe për oreksin e tij për të ngrënë, përfshirë edhe etjen e tij për gjak. Për gati 20 vjet, duke nisur nga fundi i viteve 1970, Brusca dyshohet se ka vrarë 100-200 njerëz. Vrasja ishte biznesi i tij. “Në zemrën e tij, një mafioz nuk është një person gjakatar apo terrorist. Rregulli është se ai vret në emër të organizatës”- do të shprehej Brusca në gjyq. Lindi në një fshat të Siçilisë në vitin 1957, në një familje mafiozësh