Shqipëri/ Robert Ndrenika pro Teatrit të ri: Dhimbje si ajo kur prishet shtëpia e vjetër e babait, por ngushëllim kur do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hilera

17.06.2020 22:34:28

Vendimi për t’i hapur rrugë godinës së re të Teatrit Kombëtar duke zëvendësuar godinën e vjetër të amortizuar është komentuar edhe nga artisti i njohur Robert Ndrenika.

Për News24 aktori i madh Robert Ndrenika, thekson se padiskutim që ndjeu dhimbje për shkak të nostalgjisë prej viteve që ka kaluar në atë godinë, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hilera.

“Kam ndjerë po atë dhimbje që ndjen qytetari kur i prishet shtëpia e vjetër e babait, në të cilën ka kaluar fëmijërinë dhe është bërë burrë, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hilera”, tha Ndrenika.