Shqipërinë e kam në zëmër- Ilove Albania!

19.09.2019 00:22:48

Nga Luan Lumeka Kalana

Shqipërinë e kam në zëmër- Ilove Albania!
-Sa isha e vogël, kur më shëtitje për dore dhe kur më vije në
gjumë, më tregoje përralla dhe rrëfenja, si të vërteta, dhe unë
nuk të lija rehat, të ngacmoja duke të pyetur si kureshtare e
palodhur. Nuk e dija se ato qenë pjesë e subjekteve të
krijimtarisë letrare.
-Dhe tani që u rrita, kur ti na tregon historira e kujtime, me
mbresa interesante nga jeta jote gjysmëshekullore në Shqipëri,
kur ishe mësues apo ushtar, u ndërruan rolet, pozicionet. Tani
më pyet ti më shumë, duke më marrë mendime, duke qenë një
lexonjëse e shkrimeve të tua.
Kështu që unë u bëra indirekt konsulente e shkrimeve të tua
reale letrare dhe pa dashur, konsulente e librave të tu. Megjithatë mua më shkonte ndërmend se ti ato mund t’i bëje libër, dhe
ashtu ndodhi.
-Supriza më e madhe e jetës time ishte lajmi i botimit të
veprës tënde letrare, të përmbledhur në tre libra, “Prelud krenarie –
mozaik letrar,” me vendosjen në kopertinën e librit emrin tim si
konsulente letrare. Të falenderoj shumë, shumë, shumë, pa
masë për këtë vlerësim e nder. Jam krenare me ty.
Ti je për mua gjyshi dhe shkrimtari më i mirë në Botë.
Shkrimet e tua më kanë frymëzuar dhe më frymëzojnë për
krijimet e mia letrare në shkollë dhe për këtë të vlerësoj dhe të
admiroj.
Të dua shumë, gjyshi im i mirë dhe i shtrenjtë. E kam
vizituar disa herë Shqipërinë, më vihet atje, më pëlqen Tirana,
qytet i mrekullueshëm, Korça – një Paris i vogël, dhe Devolli me
Vishocicën e bukur, vendlindjen e mamit tim,

Dëshirës, ishmësuese në Shqipëri, por librat e gjyshit tim, Luan Kalana, ma ka kanë shtuar interesin për ta njohur më shumë vendin e
shqiponjave. U rrita me fjalët e tua, me tregimet, me librat shqip.
-Ti më mësove të flas gjuhën e bukur shqipe. Shqipëria është
idhulli im, atë e kam në zemër!
Mbesa jote,

Katerina Stylianos
konsulente letare e librit
“PRELUD KRENARIE – mozaik letrar”
Studente Univeristeti i Orlandos ,Florida.
P.s.-Katerina mbesa jone e dashur inteligjente ,sudente artiste,te paren gjuhe qe mesoi te fliste ishte Shqipja ,pasataj anglisht ,greqisht dhe spanjisht.Eshte dancer e grupit te valleve SHQIPONJA te Clearwater,FL. (L.K.)